"Gerdeci", shtyhet gjyqi i Mediut ne Gjykaten e Larte
Albeu.com
Ka dështuar në Gjykatën e Lartë seanca gjyqësore e radhës në ngarkim të ish-ministrit të Mbrojtjes Fatmir Mediu, i cili akuzohet për tragjedinë e Gërdecit. Shkak është bërë mungesa e dy avokatëve mbrojtës të Mediut, Ardian Visha dhe Petrit Serjani.Dy avokatët kanë pretenduar se ndodhen në Kukës dhe se nuk mund të vinin dot në kohë në Tiranë për shkak të mbylljes së tunelit të Thirrës, pjesë e rrugës Durrës-Kukës. Por sipas prokurorit Arben Dollapi, avokatët duhet të ishin më seriozë në justifikimin e tyre pasi mbyllja e tunelit do të bëhej pas orës 11 të mëngjesit, dhe gjatë kësaj kohe ata duhet të kishin mbërritur në sallë. Gjithësesi seanca tjetër u caktua për në 14 shtator, duke ngjallur reagimin e menjëhershëm të familjarëve, të cilët janë shprehur se do të vendosin vetëgjyqësi. Ata janë shprehur se do të nisin protestat në mënyrë që fajtorët të dënohen.
Ndërkaq sot është ndërruar edhe gjyqtarja e kësaj çështjeje Irma Bala, e cila ka probleme shëndetësore, me Ardian Nunin.
Shtuar më 06/07/2009, ora 17:18
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori