"Gërdeci", kthehet për shqyrtim kërkesa e të akuzuarve
Pëlqej
Gjykata e Lartë ka kthyer sot për shqyrtim në Gjykatën e Tiranës kërkesën e të akuzuarve për tragjedinë e 15 marsit 2008 në Gërdec për shuarjen e masës së sigurisë. Mihal Delijorgji, Ylli Pinari, Dritan Minxolli dhe Sokol Ngjeci, kanë kërkuar shuarjen e masës së sigurisë me pretendimin se afatet e paraburgimit kanë skaduar.

Dy shkallet e gjyqësorit, ajo e Tiranes dhe Apelit e kishin rrëzuar këtë kërkesë të tyren, por Gjykata e Lartë ka argumentuar se cështja duhet të rishqyrtohet për faktin se: Duhet të respektohen afatet e parashikuara në kodin e procedurës penale.

Gjykata e Tiranës duhet tashmë, të bëjë llogaritjen e afateve që katër të pandehurit kanë qëndruar në burg.

Në bazë të ligjit, nga momenti i dorëzimit të dosjes në gjykatë deri në dhënien e një vendimi, nuk duhet të kalojë më shumë se një vit.

Katër të akuzuarit për tragjedinë pretendojnë se ky afat është shkelur dhe për pasojë paraburgimi e ka humbur fuqinë. (albeu.com)
Shtuar më 03/11/2010, ora 21:16
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori