Gerdeci, kerkohet lirimi i Delijorgjit e Pinarit
Albeu.com
Trupi gjukues për tragjedinë e Gërdecit do të shpall në seancën e ardhshme gjyqësore vendimin lidhur me pretendimin e ngritur sot nga avokatët e të pandehurve të saj, për lirimin e tyre.
Ky është vendimi i marrë nga gjykatësit e çështjes në fjalë, për kërkesën e avokatëve Haxhia dhe Asllani se ka ardhur koha që të pandehurit Mihal Delijorgji dhe Ylli Pinari, duhet të lirohen nga qelitë. Sipas avokatëve lirimi i Delijorgjit dhe Pinarit duhet të bëhet pasi u ka skaduar tashmë afati i paraburgimit.

Ndërkohë me këtë kërkesë e ka kundërshtuar ashpër prokurori i çështjes sipas të cilit të pandehurit duhet të qëndrojnë në qeli, derisa të njihen me vendimin e gjykatës.

Kështu trupi gjukues ka vendosur që vendimin për kërkesën e avokatëve për lirimin e klientëve të tyre do të jepet në seancën e ardhshme gjyqësore.
Shtuar më 19/07/2010, ora 17:50
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori