"Gërdeci", familjarët në protestë: Mediut t'i hiqet imuniteti
Shpërthimi në Gërdec
Heqja e imunitetit të ish-ministrit të Mbrojtjes Fatmir Mediu ishte kërkesa kryesore e familjarëve të viktimave të Gërdecit në protestën e zhvilluar sot përpara godinës së Ministrisë së Drejtësisë në kryeqytet.

Protestuesit kanë derdhur para ministrisë bojë të kuqe, duke simbolizuar kështu gjakun e derdhur në tragjedinë e 15 marsit të pothuajse tre viteve më parë.
Protesta e familjarëve të viktimave është mbikëqyrur nga forca të shumta policie, të cilat ishin vendosur për të shmangur ndonjë degradim të situatës.
Shtuar më 15/02/2011, ora 15:51

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori