Gërdeci, familjarët e viktimave kërkojnë rihetimin e Mediut
Shoqata e familjareve të viktimave të Gerdecit nëpërmjet një kërkesë drejtuar kryeprokurores Ina Rama kërkojnë nisjen e hetimeve për Fatmir Mediun, ish ministrin e Mbrojtjes, aktualisht kreu i Mjedisit.



Sipas shoqates, hetimet duhet të nisin në piken e mbetur, kur Mediu nuk u hetua dot për shkak të imunitetit te tij.

Me poshte lexoni kerkesen e plote.


KËRKESË:
Shoqata e Familjarëve të Viktimave të Shpërthimit të Gërdecit

Të dëmtuarit nga shpërthimi i Gërdecit 15.03.2008

DREJTUAR: Kryeprokurores, Znj Ina Rama

PËR DIJENI: Këshillit të Europës
Prezencës së OSBE në Tiranë
OKB

Mediave, gazetarëve dhe të gjithë qytetarëve që ndajnë ende me ne besimin në gjetjen e të vërtetës dhe triumfin e drejtësisë


E nderuar Kryeprokurore,

Në emër të Shoqatës së Familjarëve të Viktimave të Shpërthimit të Gërdecit dhe në emër të disa prej të dëmtuarve nga shpërthimi i Gërdecit më 15.03.2008, po ju drejtohemi Juve me një kërkesë, të përsëritur në përmbajtje për Ju dhe për opinionin publik, por që ka mbetur e pazgjidhur dhe e papërfunduar në thelbin e saj.

Shoqata jonë, dhe të gjithë familjarët e viktimave, të plagosurve, të dëmtuarve materialisht kërkon vënien e të gjithë personave që dyshohen si përgjegjës përpara drejtësisë, jo vetëm ata 29 të pandehur që priten të gjykohen në Gjykatën e Apelit, por edhe të Fatmir Mediut që ndaj tij ende nuk është zhvilluar asnjë seancë.

Kjo tragjedi ka lënë pas dhe një pafundësi me probleme që po persekutojnë familjarët, sikur të mos mjaftonte rëndimi shpirtëror, moral e psikologjik i tyre. Vetëvrasja e Kujtim Osmanit është një tjetër pasojë e drejtpërdrejtë e mungesës së vëmendjes së shtetit ndaj pasojave të tragjedisë, sepse pas humbjes së vajzës së tij, ai është përballur edhe me vështirësi të mëdha ekonomike, papunësi dhe probleme të tjera individuale e sociale, të cilat kanë marrë shkak në depresionin e shkaktuar pas shpërthimit. Pak muaj më parë ka humbur jetën si pasojë e depresionit dhe përkeqësimit shëndetësor e psikologjik edhe e ndjera Naile Ahmeti, duke e rritur numrin e viktimave. Kjo situatë e rënduar që nga data e shpërthimit e në vazhdim, ka detyrimin jo vetëm moral, por edhe ligjor, që të marrë zgjidhje.

Tashmë Kuvendi ka miratuar heqjen e pengesës ligjore për të ndjekur penalisht deputetët. Ky kuadër i ri ligjor për imunitetet e deputetëve, krijon premisat e duhura për angazhimin Tuaj si institucion në këtë aksion në emër të drejtësisë. Më 11 tetor ky ndryshim i Kushtetutës është botuar në Fletore Zyrtare dhe nga data 26 tetor 2012 hyn në fuqi, duke e kthyer në konkrete mundësinë tuaj për të vijuar ndjekjen penale të shtetasit Fatmir Mediu, si i vetmi person i përfshirë por ende i pagjykuar për tragjedinë e Gërdecit, pikërisht për shkak të imunitetit, që tashmë nuk e gëzon më.

Në këtë situatë, presim nga ana Juaj të rinisni veprimet aty ku kanë ndalur në datën 14 shtator 2009, në kohën kur Gjykata e Lartë konstatoi se Fatmir Mediu kishte sërish mbrojtje nga imuniteti i ri i fituar në zgjedhjet e vitit 2009. Kërkojmë nga institucioni Juaj që të çojë përpara drejtësisë deputetin e akuzuar duke qënë se sic na u komunikua në atë kohë, imuniteti i ri ishte e vetmja pengesë që Gjykata e Lartë të vazhdonte gjykimin. Kujtojmë këtu se pas pushimit të cështjes, Juve nuk keni proceduar më tej pasi nevojitej një autorizim i ri nga Kuvendi, ndërkohë që përfaqësuesi juaj ka deklaruar përpara Gjykatës së Lartë në procesin e nisur prej Shoqatës sonë se Prokuroria e Përgjithshme nuk ka nisur për herë të dytë kërkesën për heqjen e imunitetit pasi “jemi në një situatë të paqartë juridike”.
Tashmë me heqjen e nevojës për autorizim për nisjen e ndjekjes penale dhe për gjykimin e deputetëve, situata juridike është shumë e qartë. Veprimet që kanë nevojë për autorizim tashmë janë vetëm vënia në arrest dhe kontrolli i banesës së deputetit, të cilat në rastin konkret nuk janë të domosdoshme dhe se procedimi mund të vijojë fare mire pa u përdorur këto procedura.

Ju kujtojmë se në mënyrë të përsëritur edhe institucionet ndërkombëtare janë shprehur për problematikën e hetimeve të shpërthimit të Gërdecit. Në raportin e fundit të Kombëve të Bashkuara, Prokurorit të Përgjithshëm i kërkohet shprehimisht që të vendosë përpara përgjegjësisë të gjitha palët, dhe se për këtë duhej të kërkohet në rastet kur duhet dhe heqja e imunitetit.

Shqetësim për trajtimin e çështjes në Gjykatën e lartë është shprehur edhe në raportin e Komisionit Europian i datës 10.10.2012, kur ngrihet shqetësimi se për këtë cështje hetimet e plota nuk janë bërë për shkak të mos heqjes për herë të dytë të imunitetit. Raporti përmend gjithashtu edhe cështjen tjetër të nisur nga vetë të plagosurit, që Gjykata e Lartë e pushoi padrejtësisht, por që me vendimin nr. 27 dt. 09.05.2012 Gjykata Kushtetuese e ktheu për gjykim në Gjykatën e Lartë.

Ne besojmë se çështja e Gërdecit është një sprovë e madhe për të gjitha institucionet. Heqja e imunitetit nga Kuvendi tregoi se ka vullnet për t’i ballafaquar deputetët dhe zyrtarët e lartë me drejtësinë. Pesha e ngjarjes së Gërdecit, humbjet e jetës së 26 të dashurve tanë më të afërt, duhet të jenë një shtysë e fortë që drejtësia të flasë deri në fund. Vetëm pasi Gjykatat të jetën shprehur për të gjithë personat e përfshirë ne do të kemi fituar qetësinë për të vazhduar përpara.

Duke shprehur konsideratën tonë më të lartë për punën Tuaj të deritanishme mbetemi në pritje të zbardhjes së cështjes deri në fund.

Me respekt,

Shoqata e Familjarëve të Viktimave të Gërdecit
Kryetar

Feruzan Durdaj Tiranë 26 Tetor 2012


Të dëmtuar nga vepra penale


Uran Deliu
Ilirjan Deliu
Gentian Deliu
Irena Deliu
Fuada Kenga
Nazime Hazizaj
Dhimitër Hazizaj
Nikolin Hazizaj
Luiza Hazizaj
Albana Hazizaj
Tauland Hazizaj
Gëzim Cani
Pëllumb Cani
Roland Cani
Rigon Durdaj
Kristina Durdaj
Roxhers Durdaj
Klevina Durdaj
Feruzan Durdaj
Zamira Durdaj
Hekuran Kaca
Florian Kaca
Mikela Kaca
Mustaf Laçi
Vasil Laçi
Jeton Laçi
Vilson Laçi
Shkëlqim Prini
Bajram Leti
Tushe Leti
Rozafat Ahmeti
Naim Ahmeti
Liljana Ahmeti
Valmira Ahmeti
Artur Ahmeti
Leonora Ahmeti
Irena Ahmeti
Emiranda Ahmeti
Sali Ahmeti
Festime Ase
Elona Ase
Eljo Ase
Selvi Hamolli
Orgest Hamolli
Endri Hamolli
Mimoza Kruja
Enkeleda Kruja
Irisa Kruja
Marina Kruja
Dritan Cani
Drita Cani
Pranvera Cani
Tixhe Cani
Abaz Cani
Jetmir Cani
Dilaver Alhasa
Gestian Alhasa
Denisa Alhasa
Aferdita Canga
Fjorda Canga
Eriona Canga
Laureta Canga
Suzana Alla
Gezim Alla
Leonora Malci
Eljona Malci
Marjo Malci
Mine Ballazhi
Sali Ballazhi
Shtuar më 26/10/2012, ora 14:47

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori