Gërdeci, Minxolli: Unë, ‘koka e turkut’
Tre nga personat kryesore të dënuar si përgjegjës për shpërthimin në Gërdec kanë kundërshtuar vendimin e Gjykatës së Apelit. Në një prononcim për Gazetën Shqiptare
Mihal Delijorgji u shpreh se do të dorëzohet për të vuajtur pjesën tjetër të dënimit prej 3 muaj e 20 ditë, vendim ky i dhënë nga Gjykata e Apelit.


"Jam i zhgënjyer. Natyrisht do t'i drejtohem Gjykatës së Lartë me rekurs, pasi nuk jam aspak dakord me këtë vendim.
" është shprehur Delijorgji duke nënvizuar se do të zbatojë vendimin e gjykatës për të viuajtur edhe një pjesë të dënimin që i mbetet.

Ndërsa ish-kreu i MEICO-s, Ylli Pinari, i cilësuar nga gjykata si përgjegjës për tragjedinë e Gërdecit thotë se nuk do të iki nga Shqipëria, edhe pse të gjithë i kanë thënë ditët e fundit që të largohet.


"Jam kthyer nga Gjermania pas shpërthimit dhe kam qenë i ndërgjegjshëm se mund të dënohesha, por vendosa të vij", tha Pinari.

Ndërkohë që ish-drejtori i fabrikës së Gërdecit, Dritan Minxolli tha se është tërësisht i zhgënjyer nga vendimi i gjykatës.

"Personalisht e kam paralajmëruar dhe më parë se më rrezikohet seriozisht jeta në Shqipëri nga kërcënimet në formë konstante të familjarëve për vetëgjyqësi dhe vendimeve të gjykatave, të cilat nën një trysni të fortë politike mbi këtë proces penal ndaj meje, personalisht, më kanë ekzekutuar padrejtësisht juridikisht, duke më vënë në krye të listës së dënimeve dhe përgjegjësisë, çka seriozisht më vë në rrezik serioz jetën e të ardhmen në Shqipëri, për një ngjarje të ndodhur brenda një territori ushtarak të shtetit shqiptar, në mbikëqyrjen e plotë të forcave të armatosura, të Ministrisë së Mbrojtjes Shqiptare. Unë jam koka e turkut, viktimë politike e një procesi demontimi tërësisht të monitoruar nga shteti", u shpreh Minxolli.

Gjykata e Apelit për Ylli Pinarin, Dritan Minxollin, Mihal Delijorgji dhe shoqërisë “Albademil”, uli masën e dënimit me një të tretën për ta, duke e quajtur të gabuar vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë, që nuk ua kishte ulur dënimin këtyre të pandehurve.

Për kreun e kompanisë “Meico”, Ylli Pinari, treshja gjyqësore vendosi nga 18 vjet burgim të dhënë nga Gjykata e Tiranës në 15 vjet burg, të cilës i ulet edhe një e treta e dënimit.

Për Mihal Delijorgjin gjykata uli një të tretën e dënimit prej 10 vitesh të shpallur nga Shkalla e Parë, e po ashtu për Dritan Minxollin nga 18 vjet burg u ul një e treta e këtij dënimi. Ish-mbikëqyrësit e “Meico”, Sokol Ngjeçi, duke qenë se nuk ka kërkuar gjykim të shkurtuar, i mbeti në fuqi dënimi me 10 vjet burg. /albeu.com/
Shtuar më 14/02/2013, ora 09:36

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori