"Gerdeci", arrestohet ne sallen e gjyqit deshmitari
Albeu.com
Arrestohet dëshmitari i tragjedisë së Gërdecit. Me urdhër të Prokurorisë së Tiranës është vënë në pranga ish-përgjegjësi i punëtorëve të fabrikës së demontimit Veiz Muça me akuzën e dëshmisë së rreme.
Gjatë seancës gjyqësore Muça ka ndryshuar dëshminë e tij duke mos ju përmbajtur asaj që ka thënë para oficerëve të policisë gjyqësore të prokurorisë dhe kjo ka sjellë edhe prangosjen e tij.

Ndërkohë në seancën e gjyqit të Gërdecit ku janë 29 të pandehur ka dëshmuar edhe Uran Deliu, djali i Qemal Deliut i cili gjeti vdekjen gjatë shpërthimit të fabrikës. Në dëshminë para togave të zeza, ai ka hedhur poshtë ekspertizën e Prokurorisë ku thuhet se shkak për shpërthimin e fabrikës ka qenë saldimi i një karroce e salduar në shtëpinë e familjes Deliu. Djali i kësaj familje e cila humbi 5 anëtarë në këtë tragjedi pohon se në datën 15 mars të 2008 babai i tij nuk ka salduar asnjë karrocë. "Po është e vërtetë që në shtëpinë tonë saldoheshin karrocat që mbanin barut, por atë ditë im atë nuk ka salduar asnjë karrocë", pohon Uran Deliu.

Më pas një dëshmi tjetër ka qene ajo e Veiz Muçës, ish-përgjegjësi i punëtoreve te fabrikës ka ndryshuar dëshminë e tij, ndryshe nga çfarë ka thënë në procesverbalin e prokurorisë para togave të zeza Muça ka ndryshuar disa thënie e tij. Pas kësaj ai ka dalë nga salla e gjyqit, por me urdhër të prokurorisë është arrestuar me akuzën e dëshmisë së rreme.
Shtuar më 01/02/2010, ora 20:49
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori