Dy persona të dënuar me 3 vjet burg në mungesë të shpallur fajtorë për tragjedinë e “Gërdecit” janë
arrestuar nga policia e Tiranës. Jorgo Mino dhe Gëzim Oshafi janë
arrestuar në një lokal në afërsi të Drejtorisë së Policisë.
Këta ushtarakë
akuzohen si përgjegjës për shpërthimin në depon e municioneve në Gërdec në 15 mars të vitit 2008, ku mbetën të vrarë 26 persona dhe u plagosën mbi 300 të tjerë.
Shtuar më 09/10/2013,
ora 11:26