Georgo Riformato do kryejë dënimin në Itali
Georgo Riformato, piloti i avionit me drogë që u rrëzua në plazhin e Divjakës në maj të vitit 2014 ku edhe u sekuestruan rreth 500 kg drogë, ka dhënë pëlqimin e tij para Gjykatës së Krimeve të Rënda për të kryer dënimin në Itali.

Mësohet se procesverbali me aktet do t’i kalojnë Prokurorisë së Përgjithshme, ndërsa kjo e fundit çon dosjen në Ministrinë e Drejtësisë.

Riformato u dënua fillimisht me 15 vite nga Gjykata e Krimeve të Rënda, por ishte Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda që i uli 3 vjet nga dënimi. /albeu.com/



Shtuar më 28/07/2016, ora 15:31

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori