Georgievski mohon se ka dashur ndarjen e Maqedonise
Albeu.com
Lubço Georgievski i është përgjigjur akuzave të ish-ministrit të Mbrojtjes Luben Paunovski, i cili e akuzoi se gjatë vitit 2001, ka bërë plane për ndarjen e Maqedonisë.Paunovski, në një deklaratë pati thënë se gjatë një takimi pune të mbajtur në vitin 2001, Georgievski kishte thënë: “Shqiptarëve t’ua japim territoret rreth Dibrës, Gostivarit dhe Tetovës, ndërsa maqedonasit që jetojnë në ato territore, t’i vendosim në Bullgari”.

Në deklaratën me shkrim, Georgievski duke i hedhur poshtë këto akuza të ish-ministrit të Mbrojtjes, thotë se: “Zoti Paunovski, tani në prag të përfundimit të procesit gjyqësor kundër tij, ka dëshirë t’i bëjë lajka pushtetit aktual, aq më tepër kur i ka parasysh raportet e mia me Gruevskin”. Sipas Georgievskit, nuk është e vërtetë se Paunovski ka alarmuar pushtetin e asaj kohe një vit para se të shpërthente konflikti i vitit 2001.

Ish-ministri i Mbrojtjes Luben Paunovski, i cili duhet të kryej dënimin me burg prej 3 vjet e gjysmë për shkak të shpërdorimit të detyrës, pohon se mund të likuidohet në qelitë e burgut për shkak të informatave që posedon për periudhën para dhe gjatë konfliktit të armatosur në vitin 2001 në Maqedoni. Ai para në jave, tha se gjithçka ka filluar në vitin 2000 kur nga shërbimi inteligjent i armatës është zhdukur pajisje për përgjim që ishte blerë nga amerikanët, e për të cilën Paunovski thotë se nuk ka pas kurrfarë njohurie. (alsat)
Shtuar më 24/07/2009, ora 02:54
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori