Gentian Zenelaj rrëfen se si i futi tmerrin gruas: Do t'u lash këmbët xhaxhallarëve
Aktori Gentian Zenelaj është një ndër njerëzit më të njohur në Shqipëri.

Tashmë jo vetëm për humorin por edhe për punën e tij të re si moderatori i “STOP” në Tv Klan.

I ftuar në emisionin e Rudina Dembacaj, Gentiani ka folur për shakanë më të kripur që ka bërë ndonjëherë.

Ai shprehet se shakanë më të bukur ia ka bërë gruas së tij Aida kur e ka prezantuar me prindërit e tij.

Duke qenë se bashkëshortja e tij është nga Gjirokastra ndërsa ai vetë është nga Lezha, ndarja veri-jug në periudhën kur ata janë njohur ka qenë shumë e theksuar, si edhe kulturat e ndryshme. Pikërisht duke marrë shkas nga këto dallime ai e ka mbajtur Aidën me zemër të ngrirë për 1 muaj duke e përgatitur që në veri jeta për një femër është shumë e vështirë, duke i treguar zakonet e Kanunit që ajo duhej të zbatonte.

“I kam treguar zakonet e Kanunit duke i thënë që ti duhet të ecësh me kurriz nga muri, duhet ti lash këmbët xhaxhallarëve, duhet ti ndezësh cigaren dhe e priti shumë keq,”-shprehet Genti. “Më tha që nëse kjo gjë ndodh unë të lë.

I kisha krijuar idenë se kur të takonte prindërit e mi do shikonte babain me qeleshe, me kostum popullor ndërsa mamin me shami në kokë. E kisha brymosur që ajo do shikonte dy malësorë si të ‘kartolinave’. Kur takoi prindërit e mi, të cilët e trajtuan me shumë dashuri kuptoi që unë i kisha bërë një shaka të madhe dhe sot e kësaj dite ma përmend”- tha Gentian Zenelaj. /albeu.com/



Shtuar më 08/07/2017, ora 12:45

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori