3 zakone të mëngjesit për të reduktuar stresin

Duke qenë se jetojmë në një përditshmëri me shumë detyrime dhe me një orar shumë impenjativ, është e pashmangshme që të mos kemi përjetuar stres qoftë edhe një herë në jetën tonë të përditshme.

Është vënë re se zakonisht ajo që na lodh më shumë është stresi i mëngjesit dhe ankthi ynë për të përballuar me sukses të gjitha detyrimet e ditës. Tani, konsiderohet krejtësisht normale, por duke qenë se mëngjesi është një moment kaq vendimtar i ditës (nëse e nisim mirë ditën, pjesa tjetër do të vijojë), ia vlen të dini se si të përballeni në mënyrë efektive me stresin e mëngjesit dhe cilat janë gjërat që mund të bëni për të menaxhuar atë.

Vogue ka biseduar me ekspertët dhe ka mbledhur të gjitha këshillat për të përballuar stresin e mëngjesit.

Spërkatni një parfum

Ngrini humorin dhe qetësoni shqisat tuaja përmes aromës – ashtu si thithja e erës së barit të freskët ose një kopshti plot lule, një aromë mund të sjellë shumë përfitime për mirëqenien tuaj. Veronique Gabai krijoi një koleksion parfumesh, të quajtur Aroma, për të ofruar “aromaterapinë” përfundimtare. Ata shfrytëzojnë fuqitë shëruese të përbërësve natyralë për të nuhatur mirë dhe për të ndihmuar në qetësimin e mendjes. Duke përdorur vajra natyralë të aromaterapisë, aromat janë një ‘mënyrë për të hapur zemrën tuaj me energji dhe optimizëm. Afrojuni nevojave tuaja personale dhe relaksohuni me veten ju – dhe lidheni me – fuqinë më të madhe në univers”, thotë Gabai.

Bëni rutinën tuaj

Gjeni kohë për të shijuar rutinën tuaj të bukurisë në mëngjes. Masazhoni serumin, hidratuesin dhe SPF-në tuaj në lëkurë, duke u fokusuar në çlirimin e tensionit përgjatë vijës së nofullës dhe midis kockave të vetullave. Plus, pse të mos e përmirësoni dushin tuaj të mëngjesit? Bëjeni atë luksoz, ose duke varur gjethe eukalipti ose qirinj dhe krijoni një aromë natyrale relaksuese duke përdorur xhel dhe vajra luksozë. /albeu.com