Gent Cakaj del dhe mohon zërat për tërheqjen e KE-së nga zgjedhjet
Ministri i Jashtëm, Gent Cakaj, ka deklaruar së fundmi se lajmi se KE ka anuluar delegacionin e tij për të vëzhguar zgjedhjetShqipëri, është i pavërtetë.

Ai ka theksuar se nuk është një vendim i këtij KE-së për anulimin e delegacionit.

“E para nuk është një vendim i këtij institucioni, i Këshillit të Europës, që ju referuat. Është i pavërtetë. E dyta mua nuk më takon të komentoj mbi veprimet e organizatave të caktuara. Mua të takon të komentoj politikisht se zgjedhjet e 30 qershorit janë legjitime dhe kanë marrë edhe mbështetjen e ndërkombëtarëve”, është shprehur ai.

Ndërkohë, në një konferencë të jashtëzakonshme për mediat, kreu demokrat Lulzim Basha përsëritin thirrjen që më 30 qershor nuk do të ketë zgjedhje.

Teksa komentoi anulimin e vizitës së delegacionit të Këshillit të Evropës u shpreh se ky ishte një mesazh i qartë se zgjedhjeShqipëri nuk ka.

“Më 30 qershor nuk ka zgjedhjeShqipëri. KE ka vendosur të mos sjellë delegacion edhe pas ftesës së qeverisë. KE e ka marrë këtë vendim, sepse 30 qershori nuk është ditë zgjedhjesh në Shqipëri
Shtuar më 26/06/2019, ora 14:56
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori