Gent Cakaj bën gafën teksa uron shenjtërimin e Nënë Terezës (FOTO LAJM)

Sot është shënuar 3 vjetori i shenjtërimit të Nënë Terezës, shqiptares së madhe dhe humanists me përmasa të njohjes në mbarë botën, vlerësuar me çmimin Nobel për paqen.

Edhe ministri në detyrë për Europën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, ashtu sikundër shumë të tjerë ka vendosur të bëjë një shënim për hir të simbolit të paqes dhe dashurisë.

Me anë të një shënimi në rrjetet sociale, Cakaj shprehet:

“Sot është pesëvjetori i shenjtërimitNënës që vazhdon të sjellë bekim të pakursyer nga atje lart, përkujdesje të përditshme, mirësi të pakufishme e frymëzim të solidaritetit të pamatshëm për gjithsecilin prej nesh këtu poshtë! #motherteresa”.

Në urimin e sinqertë të ministrit Cakaj konstatohet se ka diçka që nuk shkon pasi në fakt Nënë Tereza ka vetëm 3 vite që është shpallur ‘Shenjtë’ dhe jo 5 siç shkruan ministri.

Shtuar më 05/09/2019, ora 17:05
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori