Gënjeu për marrëdhënien me të, çfarë e kishte Marsida policin
Marsida Qatja ka gënjyer fillimisht në dëshminë e saj para oficerëve të Policisë Gjyqësore duke thënë se policin Bledar Toçi e kishte kushëri dhe ky ishte shkaku se përse ai ndodhej në shtëpinë e saj në orët e para të mëngjesit të sotëm bashkë me dy meshkuj të tjerë.

Më pas është zbuluar se ata nuk kishin asnjë lidhje gjaku, ndërsa dyshohet se edhe me Toçin, krahas Hoxhollit ajo kishte një raport intim.

Ngjarja e rëndë ndodhi në orët e para të ditës së sotme në Kavajë ku Dritan Hoxholli mbeti i vdekur pas një shkëmbimi zjarri me policin Bledar Toçi, ndërsa ku i fundit mbeti i plagosur.

Hoxholli mbeti i vdekur teksa hyri me kallashnikov në dorë në shtëpinë e Qatjas, me të cilën kishte patur një lidhje intime.

ABC News raporton se në momentin kur Hoxholli hyri në shtëpi, aty gjendeshin Toci sëbashku me dy persona të tjerë dhe ishin duke ngrënë pica dhe pirë birra.

Pasi janë konfliktuar me njeri-tjetrin kanë plasur armët ku nga shkëmbimi i zjarrit ka mbetur i vrarë Hoxholli. /abcnews.al/
Shtuar më 10/10/2019, ora 14:56
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori