Gënjeshtrat dhe e vërteta e aneksimit të Krimese
Prof. Asoc. Dr. Enver Bytyçi

Vetëm dhjetë ditë para referendumit në Krime, më 6 mars 2014 Departamenti Amerikan i Shtetit lëshoi një komunikatë, me të cilën njoftoi për dhjetë rrenat më të mëdha të Vladimir Purin lidhur më aneksimin e gadishullit nga ana e Rusisë. Dokumenti titullohej “Dhjetë fiksionet e Putin për të justifikuar marshimin mbi Krime”!

Pa u zgjatur, do të rendis të dhjetë gënjështrat, të cilat Kremlini i përhapi përmes propagandës së luftës menjëherë pas ngjarjeve në sheshin “Majdan” të Kievit (shkurt 2014) dhe përleshjeve midis forcave të sigurisë së presidentit prorus, Janukoviç, si dhe forcave progresive properendimore të Ukrainës.
1. Sipas Putin, trupat ushtarake ruse në gadishull “rrezikoheshin” nga civilë të armatosur atje. Në të vërtetë ato nuk u rrezikuan asnjëherë nga popullsia civile e Krimesë, përkundrazi ato ishin të pajisura me mjete modern mbrojtjeje dhe nuk rrezikoheshin nga askush.

2. Putin deklaroi ato ditë se marshimi rus në Krime ishte në pajtim me marrëveshjet ndërkombëtare për Krimenë, ndërkohë që e kundërta ishte e vërtetë. Në Memorandumin e Budapestit të datës 5 dhjetor 1994, e cila njihet edhe si marrëveshja e denuklarizimit të Ukrainës, Bjellorusisë dhe Kazakistanit, Rusia angazhohet dhe detyrohet sipas nenit 1 të saj që në pas dorëzimit të armëve bërthamore në Moskë Kremlini të njohë dhe respektojë jo vetëm sovranitetin territorial, por edhe atë politik të Ukrainës dhe dy vendeve të tjera. Jelcin e kishte nënshkruar dhe zbatuar atë marrëveshje.
3. Sipas Vladimir Putin, më 21 shkurt 2014 opozita ukrainase nuk lejoi nënshkrimin e një marrëveshje me Janukoviçin, ndaj dhe Rusia ndërmori aktin e ndërhyrjes ushtarake në Krime dhe Ukrainën Lindore. Por sipas Stet Departament përmes asaj marrëveshjeje parlamentit të vendit do t’i riktheheshin kompetencat e Kushtetutës së vitit 2004, mbas Revolucionit Portokalli, por Janukoviç u arratis nga Kievi për në Rusi pa nënshhkruar marrëveshjen në fjalë.
4. Aso kohe presidenti rus deklaronte se “Qeveria ukrainase është ilegjitime, ndërkohë Janukoviç në arrati ishte presidenti legjitim i vendit. Në fakt vetë Putin e kishte përcaktuar ish-presidentin prorus të Ukrainës si njeri pa të ardhme politike dhe menjëherë pas arratisë së tij ai mbështeti partinë e rajoneve në parlamentin ukrainas.
5. Për ndërhyrjen ushtarake ruse në Ukrainë, Putin u mbështet në propagandën e llojit të “krijimit të katastrofës humanitare”, mbasi, sipas tij, qindra rusë ukrainas kishin kërkuar azil në Rusi. Në të vërtetë asnjë organizatë humanitare apo gazetar i pavarur në zonën e konfliktit nuk kishte raportuar për ndonjë lloj katastrofe humanitare. Vladimir Putin, thjesht po kopjonte një model që nuk mund të kopjohej. Ai i bëri karshillëk arësyes pse NATO ndërhyri në Kosovë. Por vetë Rusia e kishte votuar Rezolutën e KS të OKB-së 1190 të 30 shtatorit 1998 ku thuhej se “Në Kosovë rrezikon të krijohet një katastrofë humanitare”! Ndërkohë që një situatë të tillë në Krime nuk e provoi asnjëherë askush!
6. Putin deklaronte se “Rusët në Ukrainë ndjehen të kërcënuar” dhe se për këtë arësye Rusia ishte e detyruar t’i merrte ata në mbrojtje! Departamenti i Shtetit përmend shumë fakte, të cilat e rrëzojnë këtë pretendim të Kremlinit. Përveçse një ligji për kufizimin e gjuhës ruse të miratuar nga parlamenti i Kievit nuk kishte asnjë të dhënë e faktbledhës për plaçkitje kërcënime, përndjekje politike etj të popullsisë ruse në Ukrainë, përkatësisht as në Krime.
7. Presidenti rus u justifikua për ndërhyrjen e tij në Ukrainë me atë se “Rusia ndjehej e kërcënuar nga ngjarjet në Ukrainë dhe orientimin e saj properendimor”! Në të vërtetë ushtria ruse vuri nën kërcënim jo vetëm territorin ukrainas, por edhe pozicionet ushtarake, objektet dhe pikat strategjike të këtij vendi, i cili vuan ende provokimet e ushtrisë së Moskës në rajonet lindore të tij.

8. Sipas Vladimir Putin, ukrainasit kishin ndërmarrë sulme kundër kishave ortodokse ruse dhe sinagogave, ndërkohë që askush nuk kishte folur për to. Madje vetë patriarku i Moskës ishte deklaruar për mbështetje ndaj qeverisë së Kievit.
9. Justifikimi më banal i presidentit rus lidhet me akuzën se “Kievi përpiqet të destabilizojë Krimenë”, një alibi kjo krejt e pavërtetë, sepse qeveria e re e Ukrainës u përpoq me çdo kusht për dialog dhe zgjidhje paqësore. Kievi nuk kishte asnjë interes nacional të shkaktonte destabilitet në asnjë pjesë të territorit të saj, aq më pak në rajonet e banuara në shumicë nga rusët
10.

Së fundi, sipas Vladimir Putin qeveria post Janukoviç e Kievit qëndron nën presionin e ekstremistëve, grupeve fashiste dhe terroristëve. Por faktet dëshmonin se ajo qeveri u angazhua fuqishëm dhe ia arriti të evitojë këto fenomene, të cilat i shihte si rrezik për destabilitetin e vendit të vet.
http://www.faz.net/…/ukraine-krise-amerika-veroeffentlicht-…
I rendita këto fakte, për të dhënë një pasqyrë jo vetëm të asaj që ka ndodhur në konfliktin ruso-ukrainas të shkurt-marsit 2014, por edhe për të risjellë në vëmendje faktin se të gjithë pushtuesit gjatë gjithë historisë kanë përdorur e përdorin të njëjtat metoda propagandistike, me qëllim që të justifikojnë ndërhyrjet ushtarake dhe pushtimet që bëjnë. Bazuar në këtë abstraksion do të sjell në vëmendje ngjashmërinë e pushtimeve dhe luftrave e aneksimeve të Hitlerit, Milosheviçit dhe Vladimir Putin në rastin e Krimesë.

Në vitin 1938, menjëherë pas pushtimit të Çekosllavakisë, Hitleri deklarohej se “Gjermania do të mbrojë çdo gjerman dhe trashëgiminë historike të saj, kudo në botë”! Me këtë arësyetim ai paralajmëroi fillimin e Luftës së Dytë Botërore. Madje shkoi më tej, kur u shpreh se “Gjermania ka të drejtë të mbrojë interesat e saj kudo dhe sa herë që këto interesa kërcënohen nga të tjerët”! Më në fund shpalli parullën e famshme, sipas së cilës “Gjermania ose do të jetë e madhe, ose do të shuhet fare”!
Në vitin 1989 fix më 28 qershor të atij viti, me rastin e 600 vjetorit të Betëejës së Fushë-Kosovës, Sllobodan Millosgeviç mblodhi një milion serbë, pjesmarrës në tubim dhe para tyre kërcënoi se “Prej sot të gjithë serbët, kudo që jetojnë, do ndjehen të sigurt, sepse ata janë nën mbrojtjen e Serbisë” dhe se “Askush nuk do të guxojë më t’i keqtrajtojë ata”. Më pas perifrazoi Hitlerin kur deklaroi: “Serbia ose do të jetë e madhe ose nuk do të ekzistojë fare”!

Në rastin e aneksimit të Krimesë, presidenti rus, Vladimir Putin, përdori të njëjtin diskurs si edhe Hitleri e Milosheviçi. Ai në konferëncën e rregullt për shtyp para gazetarëve në Kremlin në fillim të marsit 2014 pohoi se “Rusia është përgjegjëse dhe ka detyrë të mbrojë të gjithë rusët, kudo që ata jetojnë”! duke justifikuar kësisoj ndërhyrjen e tij në Krime dhe Ukrainën Lindore. Ndërkohë operoi fort me taktikën propagandistike të “rusëve të kërcënuar në Ukrainë dhe Krime”! Ishte e njëjta taktikë, me të cilën operoi në ndërhyrjen e tij ushtarake në vitin 2008 në Gjeorgji, kur realizoi de facto aneksimin e Osetisë së Jugut dhe Abkazisë.

Por në Krime Vladimir Putin ndoqi një taktikë më të zhdërvjellët dhe më radikale nga pikëpamja juridike. Ai u kujdes që në votimin e referendumit të 16 marsi 2014 në gadisullin e banuar në shumicë prej rusëve të shprehej qartë për bashkimin e Rusinë. Fleta e votimit shënonte dy alternativa:

Njëra shtronte pyetjen nëse banorët e Krimesë janë për ribashkimin me Rusinë dhe të qenit subjekt i Federatës Ruse? Pyetja tjetër u kërkonte votuesve, nëse ata janë për rikthimin e Kushtetutës së vitit 1992 me status politik si pjesë e Ukrainës. U votua alternative e parë. Krimeja u bë pjesë e Federatës Ruse. Ndërkohë që propaganda prej pushtuesi e Vladimmir Putin ngjasoi me propagandën e të gjithë pushtuesve të kohëve të mëparshme në botë!
Tirane 18.03.2019
Shtuar më 18/03/2019, ora 19:46
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori