Meta mesazh Vuçiç: Mos i provoko më tej shqiptarët!

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, i dërgoi një mesazh homologut serb, Aleksandër Vuçiç, mbi protestat me thirrje anti-shqiptare, që po zhvillohen në Beograd.

“Shikoj mijëra qytetarë serbë që dalin para ambasadës dhe fyjnë shqiptarët në rrugët e Beogradit.”

“Kjo është e papranueshme për frymën e fqinjësisë së mirë, por kur shoh në nivelet më të larta të politikës serbe që nuk dënojnë këto akte, kjo është jo vetëm e papranueshme por edhe tepër provokative.

I ftuar në emisionin “Tempora” të gazetares Sonila Meço, Kreu i Shtetit tha se protesta të tilla janë të papranueshme për frymën e fqinjësisë së mirë, si dhe provokative.

“Nuk kemi pse ta vëmë në pozitë të vështirë Vuçiç që ti kërkojmë të dënojë masakrat dhe genocidin e Reçakut por të mos provojë dhe të thotë Reçaku ishte shpikje e Ambasadorit amerikan.”

“Vjet në kohën që flitej për zgjidhje përfundimtare qoftë edhe me korrigjim të kufirit, presidenti i Serbisë deklaroi në Mitrovicë se Millosheviçi ishte udhëheqës i madh, kishte qëllime të mira pavarësisht se nuk i realizoi dot”, theksoi Meta./oranews


Shtuar 7.01.2020 22:15