Genc Sejko-Ramës: Po ju prek një qime floku vëllait tim do mbash përgjegjësi (FOTO LAJM)

Ministri i jashtëm grek, Nikos Dendias, të vizitoi zyrtarisht Tiranën për marrëveshjen e detit Shqipëri-Greqi, ndërsa kjo vizitë u prit e shoqërohet me protesta nga Shoqata Çamëria dhe përfaqësuesit e PDIU.

Mes protestuesve ka qenë edhe vëllai i Genc Sejko, i cili njihet për sulmet e tij ndaj qeverisë nëpërmjet postimeve që në gjuhën moderne quhen Meme.

Gjatë protestës pati përplasje me policinë të cilët i ndaluan protestuesit të çajnë kordonin dhe kanë shoqëruar deri më tani 24 persona mes tyre edhe vëllai i Sejkos.

Për këtë ai ka bërë një postim në Instagram ku mes të tjerash "kërcënon" drejtpërdrejtë Ramën se nëse të vëllait i preket qoftë një fije floku Kryeministri do të mbajë përgjegjësi./albeu.com/

Postimi i plotë:

24 të arrestuar deri tani në protestën kundër Ministrit të Jashtëm grek. Midis tyre është edhe vëllai im. Lironi sa më shpejtë të gjithë të arresuarit dhe garantoni të drejtën kushtetuese për të protestuar.
Zoti rama! Nëse i preket qoftë edhe një qime floku vëllait tim, ti do mbash përgjegjësi personale për të.
Shtuar më 20/10/2020, ora 13:09

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori