Po zhvlillon sezon fantastik, Tare: Lazio ime, e pjekur dhe në gjendje t’i tejkalojë pengesat

Drejtori sportiv i Lazios, Igli Tare, ka thënë se skuadra romake është ekip i pjetur tani dhe në gjendje t’i kapërcejë pengesat të cilat e kanë penguar në të kaluarën.

Lazio është duke bërë një sezon fantastik këtë edicion, pasi javë më parë e mundi Juventusin për ta fituar Superkupën e Italisë dhe po lufton kokë me kokë me Interin dhe bardhezinjtë për kryen në Serie A.

Bardhekaltrit janë vetëm tri pikë prapa Interit dhe Juventusit pas 17 javëve në Serie A.

“Ne jemi më të pjekur tani, sepse këtë herë kemi arritur që me kohë dhe me sukses t’i tejkalojmë pengesat e mëdha të cilat në të kaluarën na pengonin”, tha Tare për Sky Sport Italia.

“Ne ende jemi duke u rritur, prandaj duhet të vazhdojmë kështu. Duhet gjithmonë të jemi të vetëdijshëm për vështirësitë të cilat do të rriten vazhdimisht. Sa më lart të ngjitesh, aq më e vështirë të marrësh frymë”, shtoi ish-futbollisti i Kombëtares shqiptare.


Shtuar 5.01.2020 13:51