Genc Deromena, kandidat i PD-së në Vlorë
Genc Deromena është zyrtarizuar si kandidat i PD-së për Bashkinë e Vlorës.

Inxhinieri Genc Deromema është një ndër kandidatët më të rinj në moshë që aspirojnë kreun e Bashkisë së qytetit bregdetar.


Partia Demokratike ka zyrtarizuar kandidaturën e saj edhe për Selenicën, Përparim Shameti, i cili më parë ishte në krye të komunës Sevaster per tre mandate.

Mandatin e fundit e ndërpreu në 2013 pasi kandidoi si deputet.

Ndërkaq, PD-ja ka zyrtarizuar edhe kandidaturën për Bashkinë e Librazhdit.

Për këtë bashki do të garojnë Fadil Brazhda nga PD-ja dhe Kastriot Gurra nga PS-ja./albeu.com/
Shtuar më 18/04/2015, ora 20:11
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori