Gega: Ministri Tahiri më shprehu mbështetjen, më tha që s’je vetëm
Pëlqej
Ministri i Brendshëm Sajmir Tahiri ka shprehur mbështetjen maksimale për nënën që denoncoi skandalin e Sarandës. Sekretari i deputetit socialist Koco Kokëdhima i kërkoi favore seksuale nga vajza 14 vjecare për ti gjetur një vend pune denoncueses Elvira Gega, nëna e cila po rrit 3 fëmijët jetimë.

Ministri i Brendshëm Sajmir Tahiri më më telefonuar dhe më ka shprehur mbështetjen. Më ka thënë se nuk jam vetëm, por kam mbështetjen e Policisë së Shtetit. Ministri më falenderoi për guximin e treguar që denoncova këtë ngjarje”, theksoi Gega.

Gjithashtu ajo ka konfirmuar edhe mbështetjen që ka marrë nga Policia e Sarandës pas denoncimit të ngjarjes.

“Shefi i Komisariatit më ka telefonuar, policia më ka kontaktuar dhe cdo 1 orë më vijnë në shtëpi për të shmagur cdo lloj problem. Tani ndjehem mirë”, thekson Gega.

Ajo ka ritreguar edhe njëherë bisedën që ka pasur me Agron Cane, sekretarin e deputetit socialist, sikundër hedh poshtë pretendimet që video është e manipuluar apo se Cane nuk ka qenë në detyrë deri në ditën e regjistrimit të bisedës.

“Unë kam shkuar në zyrën e Cane, i cili ishte Sekretar i deputetit Koco Kokëdhima dhe më vjen keq që sot thonë që ai nuk ka qenë në detyrë apo është larguar prej 1 muaji”, theksoi Gega.
Shtuar më 18/08/2014, ora 13:28
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori