Geci: Jam dëshmitar për një vrasje të Hashim Thaçit
Pëlqej
Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Gani Geci, ka hedhur akuza të rënda në drejtim të presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçit, duke thënë se ky i fundit ka dhënë urdhër për vrasjen e kolonel Ahmet Krasniqit

Hashim Thaçi urdhërdhënës për vrasjen e Ahmet Krasniqit, duke u munduar t’i ik Gjykatës Speciale po mundohet t’i nderoj heronj. Unë dhe Thaçi do të takohemi në Gjykatën Speciale”, ka thënë Geci.

Tutje Geci ka kërkuar që Presidenti të dorëzohet para Tribunalit të Hagës.

“ I kërkojmë Hashim Thaçi të dorëzohet para Hagës. Do të jem dëshmitar për vrasjet politike të tij pas luftës, familjet patriotike janë vrarë më urdhër të Hashim Thaçit”.

Përndryshe, kolonel Ahmet Krasniqi dhe Qazim Jakupi janë rivarrosur sot në varrezat e dëshmorëve në Velani.


Shtuar më 21/09/2018, ora 14:55
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori