GDN mirepriti vendimin per Kosoven, apelon per njohje te tjera
Albeu.com
Grupi Drejtues Ndërkombëtar mirëpriti mendimin këshillues të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë (GJND) për pyetjen e deklarimit të pavarësisë së Kosovës.Grupi Drejtues Ndërkombëtar rikonfirmon mbështetjen e palëkundur të tij për pavarësinë e pakthyeshme të Kosovës demokratike dhe shumetnike në kufijtë e saj të tanishëm dhe u bën thirrje shteteve tjera që të njohin Kosovën. Ai po ashtu përshëndet përkushtimin e vazhdueshëm të Kosovës dhe progresin e konsiderueshëm në zbatimin e Propozimit Gjithëpërfshirës për Statusin dhe do të vazhdojë të mbështesë Kosovën në punën për realizimin e perspektivës së saj evropiane. Grupi Drejtues Ndërkombëtar shpreson që të ketë dialog të sinqertë, konstruktiv dhe me respekt mes Serbisë dhe Kosovës, si shtete të pavarura dhe sovrane, për të identifikuar dhe zgjidhur çështjet praktike me interes të përbashkët, në të mirë të qytetarëve të të dyja vendeve. Grupi Drejtues Ndërkombëtar e përshëndet gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për tu angazhuar mbi këtë bazë, duke besuar se një dialog dhe bashkëpunim i tillë është në të mirë të stabilitetit afatgjatë të rajonit dhe integrimit evropian.
Shtuar më 23/07/2010, ora 13:56
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori