Gazsjellësi TAP, Berisha firmos vendimin e qeverisë për marrëveshjen
Kryeministri Berisha firmosi vendimin e qeverisë për miratimin në parim të marrëveshjes ndërmjet Republikës së Shqipërisë, Republikës së Greqisë dhe Republikës së Italisë për projektin për gazsjellësin Trans Adriatik (TAP), marrëveshje e cila pritet të firmoset nesër të Athinë, nga pala shqiptare përmes zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës zoti Edmond Haxhinasto.

Marrëveshja mundëson bashkëpunimin ndërmjet tre vendeve për zbatimin e projektit të TAP, si një projekt me rëndësi strategjike për kontributin ekonomik e zhvillimor për të tre vendet, rajonin dhe më gjerë në Europë. Ky projekt veçanërisht për Shqipërinë paraqet mundësi për diversifikimin e burimeve të energjisë, përmes gazifikimit të vendit.

Gazsjellësi Trans Adriatik do të sjellë gazin natyror nga fusha e Shah Deniz 2 në detin Kaspik, në Europën Perëndimore. /albeu.com/
Shtuar më 12/02/2013, ora 14:47

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori