Sulm tek Kryeministria? Rama sjell edhe makinën me ujë për të shpërndarë protestuesit (VIDEO)

Në këto momente ka nisur protesta e qytetarëve të thirrur nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit e cila po e zhvillon tubimin përpara ministrisë së Brendshme.

Ndërkohë që pritet të jetë një protestë e madhe por paqësore, kryeministri Edi Rama mendon ndryshe.

Para protestes, kryeministri Rama ka mbërritur në Kryeministri i shoqëruar nga policë.

Pak minuta më vonë kanë mbërritur për takim me kryeministrin ambasadorja e SHBA-ve Yuri Kim, dhe Soreca.

Mësohet se në takim është edhe ambasadori i Gjermanisë Peter Zingraf.

Por jo vetëm, i shqetësuar për ndonjë “sulm” të mundshëm nga protestuesit, kryeministri Edi Rama ka sjellë para Kryeministrisë edhe një automjet me ujë që përdoret për të shpërndarë protestuesit.


Shtuar 20.05.2020 16:09