Gazidede akuzon për vrasje të dyfishtë Fatos Klosin
Albeu.com
Ish kryetari i Shërbimit Informtiv Kombëtar, Bashkim Gazidede, ka akuzuar me emra konkretë Ish Ministrin e brendshëm të asaj kohe, Gramoz Ruçi dhe pasuesin e vetë tij, Fatos Klosin.Një nga figurat më të komentuara të 16 viteve të fundit në Shqipëri, ish kryetari i Shërbimit Informtiv Kombëtar, Bashkim Gazidede, në një intervistë të dhënë në emisionin Opinion të Blendi Fevziut, ka akuzuar me emra konkretë Ish Ministrin e brendshëm të asaj kohe, Gramoz Ruçi dhe pasuesin e vetë tij, Fatos Klosin. Gazidede ka mohur të gjitha akuzat e drejtuara drejt tij gjatë periudhës që ai nuk jetonte në Shqipëri duke i quajtur shpifje dhe pafytyrësi të administratës socialiste.

Fillimisht zoti Gazidede i është përgjigjur pyetjes se si është lidhur me Partinë Demokratike dhe se si ka pranuar detyrën e kryetarit të SHIK. “Unë vij nga një familje që ka qenë gjithmonë kundër regjimit komunist. Jemi ushqyer me një gjë në tillë pasi edhe vetë studimet e mia kanë qenë tepër të mundimshme duke i ndërprerë disa herë për shkak të biografisë që kishim. Përsa i përket çështjes së ardhjes time në krye të SHIK’ut, edhe sot nuk e di se kush mund të më ketë propozuar tek zoti Berisha, pasi as ai vetë nuk më tha asgjë. Fillimisht nuk pranova asgjë pasi mendoja për karierë akademike, por Berisha më bindi.”, tha Gazidede.

Ish shefi i SHIK’ut, ka mohur në mënyrë kategorike ndikimin që mund të ketë pasur qënia e tij si kryetar i Shoqatës së Intelektualëve Musliman. “Me emra shumë të njohur të asaj kohe ne krijuam një shoqatë të intelkektualëve musliman. E vetmja pjesëmarrje e imja në atë shoqatë ka qenë një mbledhje ku dhe mua më zgjodhën kryetar të saj.”, tha Gazidede.

Gazidede theksoi se në momentin e parë të marrjes së detyrës, nëpër zyrat e SHIK’ut kishte gjetur një personel 100 përqind nga Sigurimi i Shtetit, që merrnin rrogat duke ndenjur në shtëpi. Menjëherë pasi mora detyrën, para se të më dorëzoheshin mua janë asgjësuar mbi 10 mijë dosje me firmën e vetë Gramoz Ruçit. “Sigurimi i Shtetit ka patur mbi 120 mijë informatorë dhe secili nga këta ka patur dosjet e veta. Ka dosje që pasi kalojnë një afat të caktuar mund edhe të asgjesohen, por në rastin konkret një veprim i tillë ishte i qëllimshëm për të fshehur bëmat e komunizmit. Bashkë me dosjet, në atë kohë, pasuesit e Partisë së Punës, kanë asgjesuar edhe mikrofilmat, gjq kjo që ka qenë e pakuptimtë pasi ata zinin një vend shumë të vogël nëpër arkiva dhe përmblidhnin një sërë krimesh ndaj popullit shqiptar. Por vetë Gramoz Ruçi mund të ketë mikrofilmat e këtyrë dosjeve. ”, vijoi më tej ai.

Gazidede deklaroi se asgjësimi i dosjeve nga Ministri i Brendshëm, Ruçi, dhe ndihmësat e tij ka qenë në mënyrë selektive, duke fshirë kështu një pjesë të rëndësishme të historisë së popullit shqiptar. Ai mendon se dosjet e asgjesuara kanë qenë për persona të caktuar.

Gazidede ka mohuar gjithashtu pretendimet që Fatos Klosi ka në lidhje me të se gjatë periudhës 1992-96 ka patur asgjësim të qëllimshëm dhe selektivë të dosjeve. “Edhe po të doja të bëja diçka të tillë nuk mund ta bëja, pasi dokumentacioni në kohën tonë ka qenë i dubluar. Një kopje e tij qëndronte në qendër, një tjetër në zyrat lokale. Nëse dikush tenton të emrat e bashkëpunëtorëve mund ta bëjë.”, shtoi ai.

Nga ana tjetër zoti gazidede shtoi se gjatë katër vitevë që u gjend në krye të SHIK’ut, asnjë person nuk është kërcënuar me dosjet që zyrat e tyre dispononin. “Ne nuk kemi imituar kurrë Sigurimin e Shtetit. Ne kurrë nuk kemi përgjuar telefona zyrtarësh ashtu siç pretendojnë socialistët. Ka qenë një numër shumë i vogël që përgjoheshin por jo zyrtarë të lartë.”, theksoi ai.

Përsa i përket çështjes së përndjekjes nga ana e SHIK’ët të Gramoz Ruçit, Gazidede tha se: “Ka qenë e pamundur që ne të ndiqnim Gramoz Ruçin, pasi ky kishtë një imunitet që nuk na e lejontë një gjë të tillë. Menjëherë pasi i mbaroi imuniteti, ai u largua për në Greqi. Kështu që të gjitha ato që thuhen janë hamendje të radhës.”.

REMZI HOXHA: BIZNESMENI KOSOVAR QE U ZHDUK

Në lidhje me pretendimin se biznesmeni kosovar Remzi Hoxha u zhduk nga oficerët e SHIK’ut, Gazidede e ka mohur këtë teori të pakuptimtë. “Socialistët pretendojnë se makinat që e kanë rrëmbyer atë, kanë qenë me targat e SHIK’ut. Por që të marrësh një targë fallso është shumë e lehtë. Drejtësia e asaj kohe e ka dhënë vendimin në lidhje me këtë çështje. Fatos Klosi e përdori edhe këtë si një shpifje të rradhës. Në qoftë se prokuroria ka bërë hetime, ka arrestuar persona dhe më pas i ka lënë të lirë, atëherë nuk e di se çmund të kërkohet më shumë. Mënyra se si shprehet Klosi, është komplet për arsye politike. Unë jam i gatshëm të jap shpjegime në lidhje me këtë çështje nëse më thërrasin në prokurori. Unë nuk kam frikë pasi kam vepruar tërësisht sipas ligjit.”, tha Gazidede.

Përsa i përket trafikut të armëve në drjtim të Kosovës, ai e ka mohur këtë duke thëne se ka qenë zoti Koçollari që e ka bërë diçka të tillë dhe që është kapur në kufi. “Koçollari deshi të duket si patriot, por harroi se një atribut i tij i përkiste qeverisë. Veprimi i tij ka qenë i paligjshëm. Patriotizmi nuk mund të bëhej me iniciativë. Ai deshi të thotë që qeveria demokratike ka qene nacionaliste dhe e rrezikshme.”, tha ai.

BASHKEPUNIMI ME UDB DHE TAKIMI ME ARKAN

“Nuk ka ofendim më të madh për një shqiptar sa që të akuzosh një kryetar shërbimi i nformativ se ka bashkëpunim me UDB’në që ishte historikisht armiku jonë. Përsa i përket Arkanit, kam dëgjuar një shpijfe monstruoze që unë jam takuar me atë në Peshkopi. Kjo është një shpifje që cënon dinjitetin kombëtar të një personi. Luan Rama më takoi në rrugë dhe më thh që unë nuk kam thënë por ka qenë zoti klosi. Por të dy të kenë turp që më akuzojnë për gjëra të tilla. Unë atë vetë e pata dëgjuar që e kishte thënë.”

Gazidede mohoi gjithashtu edhe ndikimin e mundshëm që mund ti bënte në vendmarrje zotit Berisha. Sipas tij berisha është një një person që dëgjon 100 vetë dhe bën si di vetë.

FIRMAT PIRAMIDALE

Ish kreu i SHIK’ut tha se ka qenë ndër të parët që ka kundërshtuar hapjen e firmave pirmaidale. “ Që në fillim denoncava drejtuesit e një firme piramidale në Selenicë të Vlorës. Ne i denoncuam dhe ata u arrestuan. Që në fillim u përpoqa që të paralajmëroja. Ne i kemi vënë re ato firma që në fillimet e tyre, por unë nuk e di se pse nuk u morën masat e duhura pasi ne nuk ishim pjesë ekzekutivit. Unë mendoj se ne e kemi ngritur zërin madje edhe më shumë seç duhej. Kemi alarmuar pothuajse edhe drejtorinë e doganave dhe nuk e di se pse. Duke filluar nga ministrite e deri te prokuroria e e përgjithshme. Ato kanë qenë piramida të mirëfillta. 70 % e personelit që kanë punuar në këta firma kanë qenë punonjës të sigurimit të Shtetit. Mendoj se ka pas një strategji në këtë mes. Paratë e piramidave kanë shkuar tek drejtuesit e firmave piramidale për jetë lluksoze. Një pjesë kam përshtypjen se mund ti kenë tjetërsuar tek persona të afërt.

Mendoj se ka patur tentativa të firmave piramidale me organizata kriminale. Ka patur shume politikanë që kanë përfituar nga këta firma. Unë vetë nuk kam përfituar në asnjë mënyrë, kam vetëm një shpi.

Përsa i përket çështjes së firmave piramidale, të gjithë kemi përgjegjësi pasi kemi qenë në drejtim të shtetit. Në 96’ën kiste kohë për të prerë rrugë. Që në fillim kam qenë kundër tyre dhe çova në gjyakatë firmën Xhaferri. Por u bënë rryshfetlliqe dhe u fshehën dosjet. Unë kam bërë më shumë se më takonte se detyra ime ishte informimi. Unë kam pas një mik timin në nja gazetë opozitare. Unë i pata thënë edhe atij që ta botonte nnë gazetën e tij rrezikun që kanosnin firmat piramidale. Por as ata nuk e bënë një gjë të tillë.”, tha ai.

TERRORIZMI ISLAMIK NË SHQIPERI DHE SHIK’U
Sipas Gazidedes një kryetar shërbimi informativ duhet të qëndrojë larg mediave pasi ka një detyrë që e detyron për diçka të tillë.
“Gjatë kohës kur kam qenë në krye të SHIK’ut, ka patur akuza dashakeqëse drejt meje. Një natë në Top Channel dhe në NEËS24 kanë bërë shumë shpifje në emrin tim. Janë deformuar thëniet e mia ashtu siç u ka levërdisur atyre. Nëse unë kam qenë kryetar i një shoqatë intelektualësh muslimanë, nuk do të thotë që unë kam abuzuar me këtë detyrë. Në shqipëri kanë vepruar shumë shoqata islmike. Mbi 90 % e këtyre shoqatave kanë ardhur në Shqipëri gjatë vitit 1991 kur në pushtet ishin socialistët. Unë i kam paraqitur kryeministrit një raport me 200 faqe ku kam dhënë mendimnin tim në lidhje me shoqatat që duhet të qëndronin në vend dhe atyre qëe duhet të largoheshin. Ka patur edhe persona që kanë patur lidhje me terroirizmin, por besoj se kanë qenë të tillë që e kanë përdorur shqipërinë si një streh. Ne ngritëm një sektor të posaçëm për të ndjekur persona të tillë, dhe ky sektor ka bashkëpunuar me shërbime informacini të huaja. Unë nuk besoj se ka patur koka në nivelin eBin Ladenit, pr ka patur të rrezikshëm.”, shtoi ai.

Në lidhje me ardhjen në Shqipëri të Bin Ladenit dhe takimin e tij me të, zoti Gazidede u përgjigj: “Po të kishte qenë do ta kishim arrestaur. Nuk është gjetur asnjë gjurmë e tij në Shqipëri. Ne kemi qenë në dijeni kur ai ishte në Sudan. Ne ishim të interesuar për lidhjet që ai mund të kishte në Shqipëri por nuk ka ka rezultuar një lidhje e tij në vendin tonë. Nuk më çudisin shpifjet se unë jam takuar me Bin Laden. Kjo është një nga të rradhës. Smund të bëj gjë tjetër vetëm se të qesh me gjëra të tilla.

Gazidede mohoi gjithashtu se ka provokuar grevën e studentëve në Vlorë. “Nuk ishte ne interesin tone qe te benin nje gje te tille. Furgoni i bardhe ishte nje stisje per te sulmuar. Dy deputete te opozites ne ate kohe, duke vizituar greven dhe aty kane pare kallash e mitraloze. Dhe ata ishin alarmuar, sepse nuk dinin per grabitjen e armeve.”, shtoi ai.

Gazidede akuzoi pasuesin e tij fatos Klosi se i ka vrarë dy kryetarë shërbimi që kishtë në atë kohë, atë të Vlorës dhe të Lushjën. “Ai i vrau sepse ishte njërin në Greqi dhe tjetrin në Lushnje vetëm se ata kanë qenë kryetar SHIK’u. më tej nuk dua të bëj komente për këtë çështje por mund të pyesni zotin Klosi.”. start/albeu
Shtuar më 27/10/2006, ora 12:07
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori