Gazi i kohës së Enverit, mjeti që i ka rezistuar kohës (FOTO-LAJM)

Pëlqej
Thoma Mero, apo Shomua siç e njohin shumica e banorëve të zonës së Suhës dhe krejt rrethit të Gjirokastrës, ruan me fanatizëm prej 60 vitesh një mjet tip Gaz.

Pavarësisht viteve, sot makina është në gjendje funksionale. Shomua ia kryen vazhdimisht shërbimet e nevojshme për ta mbajtur atë në gjendje pune, edhe pse për hir të së vërtetës është shumë e vështirë të gjesh pjesë këmbimi për këto modele automjetesh, të cilat në kohën e komunizmit kishin “pushtuar” Shqipërinë, shkruan libohovaonline.com

Makina që i ka rezistuar viteve falë përkushtimit dhe fanatizmit me të cilin e ruan Thoma Mero, përveçse një automjet i vjetër për nga mosha, është mbi të gjitha një relike me shumë vlerë, që dëshmon për një periudhë të caktuar kohe. /albeu.com/
Shtuar më 29/08/2014, ora 14:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori