Gazetarja zbulon detaje: Ja kur mund të ekstradohet drejt Shqipërisë Dritan Rexhepi
Gazetarja Fatjona Mejdini dha mbrëmjen e sotme në emisionin “Opinion” një informacion të fundit në lidhje me Dritan (Gramoz) Rexhepin, personi i cili akuzohet si koka e grupit të kokainës që u godit gjatë operacionit “Los Blancos”

Sipas gazetares, Dritan Rexhepi do të ekstradohet drejt Shqipërisë, por për këtë duhet të presë edhe 5 vjet.

“Sipas informacioneve, Rexhepi do të qëndrojë edhe 5 vite në Ekuador, sepse ka patur konflikt të kërkesave për ekstradim në Shqipëri dhe Itali. Shqipëria e ka për vrasjet dhe aktivitetin e tij këtu.

Për dy arsye i është dhënë prioritet Shqipërisë sepse është vendi i origjinës dhe e dyta sepse vetë Dritan Rexhepi ka kërkuar të ekstradohet në Shqipëri si pasojë e familjes. Në këtë situatë ku jemi Shqipëria duhet të presi edhe 5 vite për ta ekstraduar. Kjo do të thotë që për 5 vite që ai do të jetë aktiv.”, tha gazetarja Fatjona Mejdini.

Dritan Rexhepi është kërkuar për t’u ekstraduar në Itali, Britaninë e Madhe dhe Belgjikë. Gazetari Artan Hoxha tha se Rexhepi është arratisur nga tre burgje të sigurisë së lartë në Europë dhe më pas është zhvendosur në Ekuador ku u arrestua në vitin 2014./opinion.al
Shtuar më 21/09/2020, ora 23:15

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori