Gazetarja tregon momentet e tmerrit: Fytyra e Fildesit ishte shëmtuar nga plumbi
Pëlqej
Ditën e djeshme gjyqtarja e njohur Fildes Hafizi u vra nga ish-bashkëshorti i saj Fadil Hasani.

Ngjarja ndodhi në zonën e “Xhamllikut” në Tiranë, ku 53-vjeçari qëlloi me dy plumba mbi gjyqtaren duke e lënë të vdekur në makinën e saj.

Gazetarja e kronikës, Klodiana Shala ka shkruar në Facebook mbi momentet e para së gjetjes së trupit të gjakusur në makinë.

“Se njoha gjykatësen Hafizi se plumbi e kish shëmtuar!

U trishtova kur e pashë të shembur mbi timonin e makinës. Dora gjakatare e një burri që e shikon gruan si pronë i mori jetën zonjës së ligjit”-shkruan ajo në Facebook.

Statusi iplotë

Se njoha gjykatësen Hafizi se plumbi e kish shëmtuar! U trishtova kur e pashë të shembur mbi timonin e makinës.

Dora gjakatare e një burri që e shikon gruan si pronë i mori jetën zonjës së ligjit.

Pushofsh në paqe o grua e fortë që su dorëzove kurrë, dhe luftove për lirinë e kundër padrejtësive. Të dorëzoi plumbi, po në fund të fundit kë nuk dorëzon arma?

Do jesh një zë i munguar në sistemin e drejtësisë që të tradhtoi edhe ty edhe pse ishe pjesë e tij”,- shkruan gazetarja. /albeu.com/




Shtuar më 01/09/2017, ora 09:37
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori