Gazetarja rrëfen intervistën mes “të fortësh” me Ervin Dalipajn
Ervin Dalipaj është viktima e vrasjes së dyfishtë sot në Sukth. Gazetarja e kronikës Klodiana Lala është njeriu të cilit Dalipaj i ka besuar intervistën e fundit në një kohë që kërkohej nga policia për vrasjen e Gazmend Çollakut, akuza të mohuara nga vetë ai.

Me anë të një statusi në Facebook, Lala tregon momentet e intervistimit të tij, në një kohë që Dalipaj ishte njeriu më i kërkuar në Shqipëri.

Ervin Dalipajn e takova per here te fundit diku ne periferi te Tiranes, ne nje makine luksoze.

Ndihesha e frikesuar se ishte njeriu me i kerkuar asokohe. Bera shume rruge per te shkuar deri tek ai.

Njerezit qe me shoqeronin ishin tejet te besuar, e megjithate une kisha frike, se prisja vajzen time te dyte. E intervistova.

Me tha shume gjera, e shume te tjera mi rrefeu jashte "kameras", qe ne fakt nuk ishte kamera, por celulari im, pasi ai nuk pranoi te takonte njeri tjeter.

Sot Ervin Dalipaj u qellua per vdekje. Se di sa shume mekate mund te kete marre me vete”,-shkruan ajo në Facebook. /albeu.com/
Shtuar më 25/04/2017, ora 16:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori