Gazetarja përplaset live me Bashën: Më keni dhënë edhe ju lekë...
Pëlqej
Ishte një debat i ashpër ai mbrëmë mes gazetares Anila Basha dhe kreut të opozitës Lulzim Basha, ku ndër të tjera gazetarja pranoi se kishte marrë para nga opozita.

Gjatë fjalës së saj, gazetarja e pyeti Bashën se si do të hynin në zgjedhje kur kanë të shkatërruara disa degë partish në rrethe duke marrë edhe reagimin e fortë të kreut të opozitës.

Debati në emisionin "Dritare"

Basha: Mos bëj cic mice, mos bëj zhurmuesin, hajde bëhu anëtare e PD dhe merre ti në dorë drejtimin e PD.

Gazetarja: Me batuta si këto nuk fiton dot zgjedhje, nuk ke kryetarë të PD-ve nëpër rrethe o zotëri, si do hysh në zgjedhje?

Basha: Kur ti flet dhe unë flas nuk dëgjoj.

Teksa në një moment replikash kur Basha përmendi mediat pranë qeverisë, gazetarja ia ktheu: Më keni dhënë dhe ju lekë zoti Basha kështu që nuk eklipsohem nga kjo. /albeu.com/
Shtuar më 21/03/2017, ora 10:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori