Gazetarja dhe aktivistja e njohur kosovare, Arta Avdiu, ka akuzuar policinë e Kosovës, se ata po i ndalojnë gratë dhe vajzat gjatë inspektimeve për respektim të masave anti-COVID, për t’u marrë numrat e
telefonit dhe jo se bëjnë
shkelje.
Denoncimi i saj ka ardhur përmes një postimi në Facebook.
Ajo tregon se për këtë ka patur shumë raportime.
"Një numër i madh i policëve në KS, janë tu e keqpërdorë detyrën zyrtare për përfitime seksuale.
Gratë dhe vajzat më shumë po i ndalojnë që të ua marrin nr e telit, sesa që ato kanë bërë
shkelje.
Dhe ne momentin që ato nuk i përgjigjen, ata po i dënojnë. Këtë po e deklarojnë plot gra edhe vajza", shkruan ajo.
Shtuar më 24/11/2020,
ora 21:04