Gazetarja ia plas të qarit duke raportuar djegien e trinjakëve në Durrës
Ditën e djeshme Durrësi dhe gjithë Shqipëria u përlot dhe u rrënqeth nga ngjarja tragjike ku u dogjën së gjalli trinjakët e një familje.

Djemtë e vegjël vetëm 3 vjeç, si shkak e një pakujdesie të nënës së tyre, u dogjën se gjalli në banesën e tyre ku ishin lënë vetëm.

Gazetarja e News 24 Klodjana Haxhiaj, ka rrëfyer çastet e rënda dhe momentet e tmerrit ndërkohë që shtëpia digjej bashkë me trupat e fëmijëve.

Gjatë trasmetimit të drejtëpërdrejtë, Haxhiaj nuk mundi të mbajë as lotët duke na prekur të gjithë.

"Ajo nënë nuk do gjykuar, ajo tashmë për gjithë jetën do paguajë pakujdesinë e një ore!"

Sapo lë Pjezën dhe ngjitesh rrugës për në Romanat , një ere djegie të merrte frymën, edhe pse qielli kish derdhur stuhi me furi, pasditen e sotme.

Era të shponte hundet dhe shiu vazhdonte me furi! Era e djegies së banesës me tre vogelushë brenda, tre vjeçarë, rrënqethte të madh e të vogël!

Në oborr kishin përfunduar kolltuqet e shkrumbuar, sustat e një dysheku dopio, orendi të djegura, dhe këpucët e tyre të vogla. Të qarat e klithmat e tyre dhe kërkesat për ndihmë, kishin tmerruar të madh e të vogël, të cilët nuk u dhanë dot ndihmë, per t'i shpëtuar nga flakët e nga vdekja!

Nëna kish një peng, që ndersa qielli derdhi stuhi, ajo i mbylli me çelës femijët brenda.

Qante qielli këtë pasdite shtatori, qante nëna, qanin njerëzit pa dallim, qanin dhe gurët e Romanatit! Ajo nënë nuk do gjykuar, ajo tashmë për gjithë jetën do paguajë pakujdesinë e një ore!

Tre engjëj i mungojnë botës prej sot në mbrëmje. Pa ta bota nuk është njëlloj e mirë! U prehshi në parajsë!”/albeu.com/



Shtuar më 21/09/2017, ora 11:19

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori