Gazetarja i kthehet Ilda Bejlerit: Pika e gazetarisë tënde! (FOTO LAJM)

Pas deklaratës së gazetares dhe prezantueses sportive Ilda Bejleri rreth “modelit të vjetër të gazetarisë”, gazetarja Aida Tuci ka reaguar menjëherë në Facebook.

Ajo shprehet kundër Bejlerit, të cilën fillimisht e quan “velinë të gazetarisë”.

Sipas Tucit, po aq idiote tingëllon ndasia mes gazetarisë moderne dhe asaj të vjetër.

“Të jesh velinë e gazetarisë nuk do të thotë të jesh gazetare. Për më tepër, po aq idiote më tingëllon kjo ndasia: gazetari moderne dhe gazetari e vjetër. Pika gazetarisë tënde dhe mua bashkë me ty”./Albeu.com/
Shtuar më 07/02/2017, ora 23:01

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori