Gazetarja gjermane: Çfarë më tha taksisti në Tiranë për protestat e studentëve (FOTO LAJM)

Mitra Nazar është një gazetare gjermane që mbulon çështjet e rajonit të Ballkanit.

Që prej ditës së djeshme ajo ndodhet në Tiranë, ndërsa nuk i ka shpëtuar fakti se mijëra studentë janë derdhur rrugëve të kryeqytetit shqiptar duke treguar edhe një ndodhi me taksistin që e dërgonte në hotel.

Mitra shkruan në Twitter:

Sapo mbërrita në Tiranë. Taksisti më kërkon ndjesë për trafikun: Do të na marrë pak kohë, më fal! Ai ecën ngadalë dhe më thotë se studentët janë duke protestuar. Ai është rreth të gjashtëdhjetave. Një buzëqeshje i kaplon fytyrën dhe thotë: S'më bëhet vonë për trafikun. Ata duhet ta bëjnë këtë, për të ardhmen! /albeu.com/
Shtuar më 13/12/2018, ora 17:05
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori