Gazetarja flet për vrasjen e 45 vjeçarit në Ekuador: Shkuan 1600 shqiptarë për dy vite
Duke ju referuar vrasjes së 45 vjeçarit shqiptar Adriatik Tresa në Ekuador të premten e shkuar, gazetarja Fatjona Mjedini tha se më herët ndaj tij kishte patur një tentativë rrëmbimi.

"Ka patur një tentativë rrëmbimi ndaj tij disa kohë më parë, se nëse dikush rrëmbehet është më e lehtë për ta vrarë. Pasi policia ka shkuar, ka gjetur 32 mijë dollarë në cash dhe 70 mijë euro", tha ajo në "Opinion".

Duke ju referuar një raporti të publikuar, gazetarja tha se mendohet që në harkun kohor 2017-2019 kanë qenë 1600 shqiptarë që kanë hyrë në Ekuador, të favorizuar edhe nga fakti që ky vend nuk ka sistemin e shenjave të gishtave.
Shtuar më 23/11/2020, ora 23:29

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori