Gazetarja e bindur: Vajzat shqiptare janë më të hapura, ndërsa djemtë më të prapambetur
Gazetarja e njohur për mënyrën e të shprehurit pa tabu, Zhaklin Lekatari është shprehur se shpesh e gjykojnë se pse del gjithmonë
kundër.
E ftuar në emisionin ‘ABC e Mëngjesit’, ajo tha se nuk është
kundër, por thjesht shpreh mendimin e saj.
“Ne shqiptarët bëhemi si gjykatës të moralit, ti tani duhet të ulet të mendosh të reflektosh. Të gjithë jemi në presion në rrjete sociale, mendojnë se ti ke të drejtën e të shprehurit lirë, tjetri jo.
Mua njerëzit më thonë: ‘Po ti pse je gjithmonë
kundër’. Unë nuk jam
kundër, unë jam mendimin tim. Unë nuk flas kur nuk kam argumenta por një çështje, flas kur e di mirë një çështje”, tha Zhaklina.
Më tej, ajo theksoi se vajzat dhe gratë shqiptare janë më të hapura, ndërsa djemtë janë më të
prapambetur.
“Vajzat dhe gratë shqiptare janë më të hapura, ndërsa djemtë janë më të
prapambetur. Burrat nuk janë në minoritet, nuk janë të dhuuar nga gratë. Gratë nuk e kanë pushtetin, nuk janë të punësuar në tregun e punës, në vendimarrje. Një shtet ligjor modern është I zhvilluar kur se sa I aftë je ti duke e bërë atë”, shtoi
gazetarja,
Shtuar më 04/12/2020,
ora 11:13