Gazetari zbulon detaje për nënën që shkoi në Siri pranë nipit dhe mbesës: Më dogjën për ujë!
"Më dogjën për një pikë ujë dhe ka lënë amanet që të mos kryen ritet fetare..."

Gazetari Julian Kasapi në studion e "Open" ka treguar historinë e trishtë të gjyshe Mentije Dumanit dhe momentet e fundit të saj para se të ndërronte jetë.

Ai tha se atë e lanë pa ujë për disa ditë dhe ajo la amanet para se të jepte frymën e fundit që të mos i kryenin ritet fetare.

Gazetari theksoi se ajo ishte e frikësuar që të tregonte të vërtetën e asaj që ndodhte në kampin e Al Hol.

"Janë ndërprerë të gjitha resurset ujore, nuk e di nëse është e qëllimshme pasi ajo, është çuar në gjendje të rënduar brenda kampit.

dogjën për një pikë ujë dhe ka lënë amanet që të mos kryen ritet fetare.

Ndonëse ajo fliste që jemi në gjendje të mirë e kishte kushte. Ajo ishte e vërtetë sepse ishte shumë e frikësuar.

Mund të jetë edhe keqkuptuar dhe pas intervistës na falënderoi sepse tha se erdhi një shqiptar të interesohej për ne", -tha Kasapi.
Shtuar më 22/09/2020, ora 21:48

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori