Kamarieres i lënë bakshish 4400 euro, pronari i kërkon t’i dorëzojë dhe e pushon nga puna

Një kamariere u pushua nga puna pasi mori një bakshish prej 4400 eurosh nga një klient shumë bujar që ajo i shërbeu.

Kamarierja, Ryan Brandt, kishte qenë duke u kujdesur për një tavolinë me më shumë se 40 drejtues biznesi në restorantin e Arkansas, kur iu dha bakshishi për shërbimet e saj.

Megjithatë, restoranti Oven & Tap e ka pushuar nga puna Ryan menjëherë pasi asaj iu dha një bakshish mjaft “i kripur”.

Momenti prekës u ngarkua më vonë në Instagram nga një prej të pranishmëve në darkë, Rebecca Soto, e cila i dha mbishkrimin klipit prekës:

“Jam e përulur që kam qenë pjesë e diçkaje kaq të bukur dhe bujare.”

Por duket se festimet kanë qenë të shkurtra.

Pas rastit bujar, kamarierja zbuloi për KNWA News: “Më thanë se do t’i jepja paratë e mia menaxherit tim të turnit dhe se do të merrja 20% në shtëpi .”

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Rebecca Soto (@rebeccasoto_legacy)

Ajo gjithashtu i tha agjencisë se ka punuar në Oven & Tap për më shumë se tre vjet dhe se kurrë më parë nuk ishte udhëzuar të ndajë bakshish me kolegët e saj. Ajo vendosi t’i mbante paratë siç i takonin, u pushua nga puna dhe mori një dëmshpërblim të madh./Albeu.com/

 


Shtuar 4.05.2023 14:11