Gazetari publikon mesazhet me gruan në Al Hol: Jam robëreshë e Allahut!
Gazetari Julian Kasapi ka publikuar në emisionin “Opinion” një mesazh të shkëmbyer mes tij dhe Emanuela Dacit e cila ndodhet në kampin Al Haël.

Emanuela, bashkëshortja e Almir Dacit i vrarë në Siri, Nnë komunikimin me gazetarin shprehet se nuk quhet Emanuela dhe se është robëreshë e Allahut.

Ndër të tjera Julian Kasapi, i cili një vit më parë pati një udhëtim brenda kampit, tregoi se në Al Haël janë edhe 6 fëmijë të tjerë jetimë.

Ndërkohë lidhur me rastin e Eva Dumanit, tha se ajo ishte e frikësuar.

“Eva është mjaft e frikësuar, është e frikësuar nga ushtarët kurdë. Eva Dumani ishte vajza që më ka dalë mua dhe më ka çuar tek shqiptarët. Gjithë shqiptarët janë të frikësuar nga ushtarët kurdë”, u shpreh Kasapi. /opinion
Shtuar më 27/10/2020, ora 23:20

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori