Gazetari plas “bombën”: Ka drejtues policie që kanë nga 5 milionë euro
Gazetari Basir Çollaku gjatë një interviste në “Opinion” dha alarmin për lidhje të forta mes policisë dhe trafikantëve.

Ai u shpreh se ka drejtues policie që kanë nga 3 deri në 5 milionë euro në shtëpitë e tyre.

“Është një drejtues i një qarku të rëndësishëmn dhe sot më thonë se ai ka mundur të largohet, ka për të dalë dhe emri për dy ditë.

Ka drejtues policie që kanë nga tre deri në 5 milion ëeuro në shtëpi, unë kam pasur dëshminë e një agjenti të antidrogës prej 8 vitesh në detyrë, ne themi që këtu i kemi të gjithë të ndershëm por janë nja 4-5 policë të inkriminuar, por është një platformë kriminale shtetërore.

Dhe këta janë ato që kërcënojnë edhe ata që rrëfehen”,- tha Çollaku. /albeu.com/



Shtuar më 27/10/2017, ora 08:44
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori