Ëndrra e Real Madridit për 6 trofe në një sezon është në rrezik, një turne këtë herë mund të anulohet

Në fillim të kësaj vere, Carlo Ancelotti tha se qëllimi i Real Madridit është të luftojë për të gjashtë trofetë këtë sezon.

Megjithatë, kjo mund të mos jetë e mundur.

Gazetari Jorge Picon raporton se Kupa e Botës për Klube FIFA mund të mos zhvillohet këtë sezon. Real Madridi u kualifikua për të pasi fitoi Ligën e Kampionëve sezonin e kaluar.

Klubi nuk ka marrë asnjë lajm për turneun dhe ka shumë mundësi që ai të mos zhvillohet për faktin se kalendari i futbollit tashmë është i mbingarkuar.

Kupa luhet zakonisht në dhjetor-janar. Kjo nuk është e mundur për shkak të Kupës së Botës 2022. Koha më e hershme që FIFA mund të organizojë një turne është maji 2023.

Megjithatë, kalendarët evropianë dhe të La Ligës janë ndërtuar me idenë që turneu të zhvillohet në dimër. /albeu.com/


Shtuar 10.08.2022 18:01