Kryeministri Edi
Rama ka dhënë një intervistë për gazetarin Di Roberto Di Caro, të revistës italiane L’Esspreso.
Por që në nisje të shkrimit, gazetari italian e konsideron Ramën si liderin më anormal të Europës.
“Sot, pas katër vjetësh në qeveri, me shumicën e votave në Parlament,
qeveris Edi
Rama, 53 vjeç,
lideri i Partisë Socialiste, më anormali nga shefat e qeverive europiane”- shkruan L’Esspreso.
Pjesë nga intervista
Arkitektura racionale, ambazhurë të Muranos, piktura veneciane: edhe këtë pallat të kryeministrit e kanë ndërtuar italianët.
Pallati i togerit, quhej në vitin 1941.
Sot, pas katër vjetësh në qeveri, me shumicën e votave në Parlament,
qeveris Edi
Rama, 53 vjeç,
lideri i Partisë Socialiste, më anormali nga shefat e qeverive europiane.
Piktori, skulptori dhe specialisti i qeramikës, ka ekspozuar një vepër në bienalen e fundit të Venecias. Vepra e tij, nxiste shpërthimin e revoltës studentore kundër sundimit të Enver Hoxhës kur jepte mësim në Akademinë e Arteve në Tiranë.
Po, ju ndërkohë?
“Regjimi ra! Unë shkova në Paris dhe në të gjithë botën për të shijuar lirinë e re. Kam shkruar artikuj, kam dhënë intervista, por mbi të gjitha kam bërë art.
Në vitin 1998, udhëheqësi i atëhershëm socialist Fatos Nano më thirri, që të kthehesha në Atdhe dhe më bëri ministër të Kulturës, dy vjet më vonë isha kandidat i PS-së për kryetar bashkie për Tiranën, dhe toj … »
Dhe filloni të ngjyrosë qytetin si futuristët rusë në Vitebsk…
Po, por ishte një akt politik, jo një gjest artistik. Ngjyrat kanë ndihmuar për të zgjuar ndjenjën e bashkësisë, për të jetuar së bashku.
Mendoni se sa i trishtë do të ishte një qytet ku të gjitha gratë do të largoheshin nga shtëpia pa u kujdesur për veten e tyre!
Ngjyra e kuqe në buzë është një problem shpirtëror, jo i imazhit. Kur unë u bëra kryebashkiak, Tirana ishte e zhytur në ilegalitet, ajo dukej si një qytet i bombarduar, nuk ka pasur asnjë metër katror të gjelbër, kishte vetëm forma të frikshme si skulptura brutale dhe të parregullta.
Ngjyrat kanë e kanë qepur dhe lidhur sipërfaqet dhe kanë ndryshuar shpirtin e njerëzve. Krimi gjithashtu ka rënë në mënyrë dramatike”. /albeu.com/
Shtuar më 10/01/2018,
ora 08:51