Guardiola: Nuk e shikoj rënditjen, Liverpool është rivali më i madh

Liverpool ka qenë gjithmonë dhe do të mbetet gjithmonë rivali më i madh i Manchester City.

Guardiola, dy ditë para përplasjes direkte me Liverpool, nuk përjashton nga maja skuadrën e Klopp, aktualisht në vendin e dhjetë në Premier League me -14 pikë nga vendi i parë.

“Ndeshja do të vendoset nga ajo që do të ndodhë në fushë, jo nga fakti i rënditjes. Është një ndeshje e vështirë. Unë e di cilësinë që ata kanë dhe ata e dinë cilësinë që ne kemi.

Nëse do të kishte dhjetë ndeshje për të përfunduar, do të thoja se Liverpool nuk mund ta mposhtë Arsenalin, por me Kupën e Botës në mes gjithçka mund të ndodhë”, lartëson Guardiola Liverpoolin./h.ll/albeu.com


Shtuar 14.10.2022 15:53