Rama e paditi, gazetari i "Bild" thumbon kryeministrin (FOTO LAJM)

Përmes një statusi në rrjetin social Twitter, gazetari gjerman, që tronditi poltiikën shqiptare me përgjimet e publikuara në prestigjozen Bild, ka goditur sërish kryeminsitrin Rama.

Në fakt, nuk bëhet fjalë për një përgjim të ri por për një status në të cilin shpjegohet koincidenca e çuditshme.

"Ditën kur Kryeministri Ramakërcënoi se do të më padiste për publikimin e përgjimeve, një grup delegacioni zbarkon në Tiranë lidhur me liriën e medias, fjalës së lirë nga Bashkimi Europian".

Delegacioni pritet të qëndrojë në Tiranë nga data 18 deri më 21 qershor duke marrë parasysh edhe tensionet e pasqyruara nga media dhe pozicioni i saj kritik në Shqipëri.

Kujtojmë se fil pas publikimit të 16 audiopërgjimeve të reja nga Bild, kryeministri Edi Rama kërcënoi se do të padiste në gjykatat gjermane gazetarin Peter Tiede.
Shtuar më 18/06/2019, ora 14:08
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori