Gazetari i Bild sfidon Ramën: Me sytë e mi kam parë një laborator droge
Peter Tiede, gazetari i prestigjozës gjermane ‘Bild’ që shkroi artikullin “Shqipëria udhëhiqet nga kriminelët dhe gangsterët’, ka bërë një deklaratë të fortë në News 24, ku tregoi se “gjatë një vizite në Shqipëri ka parë me sytë e tij laborator heroine në vitin 2016”, por pa treguar vendin se ku.

Gazetari theksoi se ai po punon për një material, i cili do të flasë mbi mafien shqiptare, ndërkohë që laboratori i drogës duhet të jetë ai i Xibrakës.

Në lidhje skype me emisionin, Tiede, komentoi edhe deklaratën e kryeministrit Edi Rama, i cili ka theksuar se gazeta gjermane është e stilit “bulevardeske”, që nuk thellohet në çështje, por gazetari shtoi se artikulli është i saktë dhe sipas tij, Rama më parë duhet të tregojë se pse nuk funksionojnë disa institucione në Shqipëri dhe jo të merret me median gjermane.
Shtuar më 20/05/2019, ora 22:18
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori