Përdornin vaj palme dhe niseshte, AKU gjobit 8 subjekte

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka ndëshkuar me gjoba 8 subjekte, pasi këtoi të fundit përdornin vaj palme, konservantë dhe niseshte.

Në 8 subjektet është konstatuar tregtim i ushqimit të pasigurt, në mungesë të sistemit të gjurmueshmërisë, mungesë etiketimi dhe mosrealizim detyrash të lëna.

Trupat inspektuese të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit kanë ushtruar 21 inspektime dhe monitorime gjatë muajit shkurt në rang vendi, në subjekte me aktivitet import, shpërndarje me shumicë të produkteve ushqimore konkretisht (vaj palme, niseshte, konservantë dhe aditivë ushqimorë), si dhe në subjekte me aktivitet “Prodhim, përpunim qumështi dhe nënprodukteve të tij.

Për shkeljet e konstatuara trupat inspektuese të AKU-së vendosën 11 masa administrative me gjobë në vlerën e 1’700’000 lekëve, si dhe janë vendosur dy masa bllokimi në sasinë e 330 kg të produkteve ushqimore të pasigurta për konsum. Autoriteti Kombëtar i Ushqimit vijon kontrollet pandërprerë në terren në garantimin e sigurisë ushqimore.albeu.com/


Shtuar 9.03.2023 09:55