Gazetari: Fusni në burg dyshen Meta-Berisha, qelinë ia ndërtoj unë
Gazetari në emigracion Partizan Cene ka bërë deklaratën e fortë, duke paralajmëruar se është gati të ndërtojë me shpenzimet e veta një burg të ri në Shqipëri.

Një sakrificë të tillë financiare Cene shprehet se e bën nëse drejtësia e re shqiptare arrin të fusë në burg binomin Meta-Berisha.

“Deklaroj se neqoftese drejtesia e re arriti te fus ne burg binomin Meta – Berisha une do te ndertoj per ta falas nje burg te ri aty ku shteti te jape lejen per kete gje ..

Dhe kujdes nuk jane fjale ne ere por eshte deklarate boterishte!

Une jo vetem qe do te mbledh parate dhe do te investoj edhe vete, por mbi te gjitha do te jap kontributin tim duke e ndertuar edhe me duart e mia nje burg per ta!

Kush deshiron qe ti bashkohet nismes sime ka miresine te shkruhet duke komentuar ketu!

Vec jo premtime kot se edhe 1 euro po premtuat do ta paguani!

Jeni miqte e mi te mire dhe une ju dua te gjitheve!

Edhe ata qe mendojne ndryshe nga mua!

Ju uroj gjithe td mirat”, shkruan ai në një postim në rrjetin social.
Shtuar më 18/06/2019, ora 15:13
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori