Gazetari flet për pashaportën e Tahirit, tregon prokurorin që e ka në dorëzim
Pëlqej
Gjykata i ka bllokuar pasaportën Saimir Tahirit duke ndaluar kështu edhe daljen e tij jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë.

Vendimi erdhi pas kërkesës së Prokurorisë së Krimeve të Rënda, e cila po heton ish-ministrin për favorizim të trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike përmes grupit të drejtuar nga Moisi Habilaj, i arrestuar në Itali.

Gazetari investigativ Artan Hoxha është shprehur të martën në mbrëmje në emisionin "Opinion", se ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka dorëzuar tek Krimet e Rënda rreth orës 15:00 pasaportën dhe kartën e identitetit.

Hoxha tha se dokumenti është dorëzuar tek prokurori Gent Osmani. /albeu.com/
Shtuar më 12/12/2017, ora 22:11
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori