Gazetari britanik: Shqipëria ka fituar ndaj Britanisë në menaxhimin e koronavirusit
Gazetari britanik Alastair Campbell ka komentuar situatën e koronavirusit në vendin tonë, duke u shprehur se Shqipëria e ka mposhtur Britaninë përsa i përket menaxhimit të situatës.

Ai sqaron se, kur kryeministri britanik ishte ende duke i shtrënguar duart në spital dhe duke i nxitur njerëzit që të shkojnë në gara dhe të shikojnë ndeshje futbolli në stadiume, Shqipëria ishte në izolim të plotë.

Në shkrimin e tij gazetari thotë se gjatë një bisede me berberin e tij ka kuptuar hap pas hapi të gjithë situatën në Shqipëri. Ai thekson se berberi i tij prej vitesh është Alex Palushi, i cili ka një sallon në Gospel Oak, në Londrën veriore, dhe është profesionist në punën e tij. Gjatë qëndrimit në sallon ai thekson se shpesh flasin për futboll dhe politikë. “Berberi shqiptar është tifoz i pakënaqur i Arsenalit, unë fanatik i Burnely-t. Gjithashtu në këtë komunikim ne kemi folur shumë edhe për politikën shqiptare. Menjëherë pas shpalljes se gjendjes së jashtëzakonshme për shkak të pandemisë në Shqipëri atij i duhej që të shkonte të shikonte babin e tij që ishte i sëmurë por udhëtimi i tij u ndalua në Malin e Zi të cilët nuk e lejuan që të shkonte më tej”.

Gazetari ndër të tjera në Indipedent shkruan se shqiptari i dëshpëruar, i kishte telefonuar dhe i kishte kërkuar që të shikonte në internet në lidhje me detajet që duhej për të përfunduar këtë udhëtim. Gjatë kërkimit ai kishte zbuluar se se ekzistonte një aplikacion me të cilin kushdo mund t’i kontaktonte ministrat e qeverisë shqiptare në mënyrë të drejtpërdrejtë, t’ua sqaronte problemet që ka dhe secili ministër e ka një ekip për të ofruar ndihmë për zgjidhjen e atyre problemeve.

Përmes këtij aplikacioni gazetari thekson se ka zbuluar se, njerëzit i kanë publikuar nevojat dhe problemet e tyre që lidhen me Covid-19 edhe në faqen e Edi Ramës në Facebook dhe ku ai është munduar që tu japë përgjigje rreth detajeve.

Ai shprehet se dallimi i menaxhimit të një situate të tillë është për faktin se secila e trajton sipas mënyrës së saj. “Në Shqipëri, 34 persona kanë vdekur nga koronavirusi, ndërsa në Britaninë e Madhe, edhe me statistika zyrtare, kanë vdekur më shumë se 40 000, por shifra e skajshme e vdekjeve është mbi 60 000. Vetëm në një ditë në Britani kanë vdekur dhjetë herë më shumë qytetarë nga Covid-19, sesa që kanë vdekur në Shqipëri gjatë tërë krizës. Natyrisht, Shqipëria është një vend shumë më i vogël, por ajo është përballur saktësisht me të njëjtat sfida si të gjithë të tjerët dhe ndodhet shumë më afër Italisë, e cila, në një pikë të caktuar, derisa Johnson-i dhe kompania e tij nuk e prishën punën, u duk se është kryeqendër evropiane e koronavirusit”.

Në shkrimin e tij ai bën me dije se për secilin që mendon të tallet me Shqipërinë, të ketë parasysh këtë gjë: shkalla e vdekshmërisë për një milion banorë atje është 11, e jona është gati 600, këtë e quan “sukses të dukshëm” kryeministri Johnson.

“Ndërkohë që Rama dërgonte fotografi të rrugëve të zbrazëta, ai më dërgoi një titull të BBC-së, ku Johnson thoshte se shkollat do të qëndrojnë të hapura, sepse “mbyllja e tyre do të mund të shkaktonte më shumë dëm se dobi”, duke më shkruar “ËTF!!

Ndërkohë që Shqipëria pas dy javësh e kishte nën kontroll situatën, dhe kryeministri Rama mund të dërgonte mjekë dhe infermierë në Itali, duke u renditur i pari në një analizë për liderët botërorë dhe punën e tyre në menaxhimin e krizës. Ndoshta qeveria britanike duhet të kërkojë nga shqiptarët që ta marrin përsipër aplikacionin “Isle of Ëight”, i cili ishte duke u bërë “ndryshues i lojës”, ose të kërkojë nga kryeministri Johnson që të vendosë një çorap në të kur të pretendojë se është duke u zbatuar testim dhe përcjellje e sistemit botëror, kur qartazi nuk është.

E njoh Ramën për vite të tëra dhe kam parë dikë që di si ta kryejë punën e kryeministrit, gjithashtu e njoh Johnson-in për vitet të tëra dhe kam parë mjaft për të ditur se ai nuk mund ta bëjë këtë”, thekson ai.
Shtuar më 07/06/2020, ora 15:40

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori